
Bledi Shkëmbi ishte pjesë e Teutës për një sezon e gjysmë në rolin e trajnerit. Tekniku korçar pas largimit nga Durrësi është momentalisht pa ekip dhe në pritje të ofertave.
Në një prononvim për “Procesin Sportiv”, Shkëmbi ka zbuluar se ka marrë dy oferta zyrtare nga klubet shqiptare dhe është në bisedime për sezonin e ri. Gjithashtu ish-trajneri i Teutës foli edhe për sezonin aktual e sipas tij nëse Tirana mendon se e ka fituar titullin që tani do të bëj gabim të madh.
“Kam pasur dy oferta pasi të mbarojë kampionati dhe jam duke folur me këto dy ekipe. Shpresoj të bëjë zgjedhjen më të mirë për karrierën time”.
Titulli në Superligë? “Mendoj se nuk është mbullur për arsye se ne nuk do ta dimë si do të jenë në formë lojtarët pas gjithë kësaj që ka ndodhur tani. Të kesh Kukësin mbrapa do të thotë që nuk ka asgjë dhe ata kanë sulmin më të mirë në Superligë. Për Tiranën nuk dua ta mendoj se e kanë fituar kampionatin pasi ky do të jetë gabimi më i madh për ta”.
Futbolli pa tifozë? “Kemi ndjekur ndeshjet e kampionatit gjerman dhe ne nuk na shijon pa tifozë, por e rëndësishme është të luajmë e pastaj të shpresojmë që të kthehen tifozët edhe pse te ne nuk janë të shumtë si në kampionatet e tjera.
Futbolli shqiptar do t’i uroja shëndet që ky virus mos të na ndaloj më dhe skuadrat të marrin atë që meriton në fushë dhe mos të kenë pretendime që t’u haet haku”.