Tirana përmbysi dje në mbrëmje 1-2 Skënderbeun në Korçë, duke hedhur një hap më shumë drejt titullit kampion pas 11 vitesh. Fill pas ndeshjes, është ndalur të flasë për mediet Refik Halili, presidenti i bardhebluve. Numri një i klubit ka vënë theksin te ndeshja e radhës me Kukësin, aty ku diferenca prej 9 pikësh mund të thellohet dhe bardheblutë të shpallen matematikisht kampionë.
Halili ka cekur edhe temëne merkatos, ndërsa thekson se të lush për Tiranën është një ëndërr. I pyetur për zërat që e lidhin Alban Hoxhën (Partizani) me një kalim te bardheblutë, Halili është shprehur qartë se porta është hapur për këdo që ka dëshirë të vijë ose të largohet nga ekipi.
Fitore me aromë titulli? Fitorja për mua është me shumë vlera. Fitore me karakter dhe me vlera. I shqetësuar? Po, ishin disa tifozë të klubit që kishin udhëtuar nga Tirana dhe doja që të hynin në stadium por nuk ia dola plotësisht, ndaj isha i shqetësuar por kjo është rregullorja.
9 pikë? Janë pikë me vlera. Do bëjme ndeshjen me Kukësin dhe do diskutojmë për merkaton dhe Kupat e Europës.
Alban Hoxha? Klubi ynë ka shumë synime dhe shumë lojtarë duan të luajnë këtu. Për mua është ëndërr të luash këtu, ëndërr është edhe për mua që drejtoj. Është klubi më me emër në Shqipëri. Kushdo që do të vijë dhe të iku, porta është e hapur. Mund të ketë surpzia.
Kukësi ndeshja e titullit? Nëse fitojmë më duket se plotësohen pikët dhe duhet të tregojmë cilësitë tona. Ilir Daja? Edhe kjo është punë merkatoje. Unë Dajën e kam mik, jemi takuar shumë herë por prej 3 muajsh nuk jemi parë. Për punë merkatoje flasim pas Kukësit.