Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

''Me Gegën në pankinë, objektivat dihen'', Nexhipi ''skanon'' sezonin: Fati dhe mungesa e ''shtëpisë'' kanë ndikuar, po punohet...

Shkruar nga NEWSPORT
''Me Gegën në pankinë, objektivat dihen'',

Ditë e rëndësishme sot në kampin e Kukësit. Në konferencën për shtyp të Skënder Gegës, ishte i pranishëm edhe drejtori sportiv Nderim Nexhipi. Në fjalën e tij, Nexhipi ''skanoi'' sezonin e ekipit, ku mos-dalja kampion bën që të mendohet për një edicion futbollistik pothuajse të dështuar. Me ardhjen e teknikut tropojan, synimi i vetëm është ngritja lart e trofeut.

''Kam dy sezone këtu dhe e kemi mbyllur  në vend të dytë. Presidenti ka bërë maksimumin. Jemi munduar të marrim lojtarët më të mirë. Nuk kemi pasur fat. Ka ndikuar shumë që nuk kemi luajtur në fushën tonë.Të gjithë e dinë çfarë do të thotë të luash para tifozëve të tu. Shpresojmë që me Gegën ta rikthejmë titullin pas tre vitesh dhe të luajmë në shtëpinë tonë. Nëse i luajmë ndeshjet në Kukës, është gjë tjetër. Me ekipin që kishim dhe me atë që do kemi, normal do jemi pretendentë. Vjet shpalli Partizanin kampion. Shpresoj të marrim maksimumin dhe ta shfrytëzojmë eksperiencën e tij.

Po punohet shumë në stadium. Fillimi i kampionatit atje është i vështirë. Shpresoj në fillim të nëntorit apo tetorit të luajmë atje. Nuk i arritëm objektivat, por sezoni ka qenë i mirë. Të gjithë donin të merrnim një trofe. Tani duhet të zëvendësojmë lojtarët që na kanë ikur. Shpresojmë të sjellim lojtarë me kualitet. Dështim, në thonjëza, nuk është se nuk kemi dalë kampion. Po afrohen kupat e Europës dhe do tentojmë të kalojmë sa më shumë ture. E dimë që të gjitha klubet kanë pasur probleme financiare. Kemi qenë korrekt me pagesat, çdo vit. Kemi afruar lojtarë cilësore. Normal ka vonesa ndonjëherë. Mos të harrojmë se edhe bizneset kanë pasur probleme. Sezonin e ardhshëm do bëjmë më të mirën në çdo aspekt" - pohoi ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga