Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Me Çekinë është finale”, Ramadani: Kemi ardhur me mentalitetin e duhur, kam një thirrje për tifozët

Shkruar nga NEWSPORT
“Me Çekinë është finale”, Ramadani: Kemi

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Çekisë sfidën më të rëndësishme të Euro 2024, teksa dueli do të luhet në “Air Albania” ditën e enjte duke nisur që nga ora 20:45. Një duel që vendos shumë mbi fatet e kombëtares në kualiifkimin në Gjermani.

Në konferencën për shtyp ishte i pranishëm Ylber Ramadani, i cili theksoi se skuadra do të jetë 100% e përqendruar për të marrë rezultat pozitiv, pasi është 1 nga 3 finalet për kualifikimin në Euro 2024.

“Paraqitjet me Leccen? Sigurisht që do të bëj mirë edhe me kombëtaren, pasi edhe në Itali po bëj mirë.

Mentaliteti? Kemi ardhur me mentalitetin e duhur. Që pas fitores me Poloninë kemi menduar për Çekinë. Një kundërshtarë i fortë, por që do të bëjmë mirë.

Luajmë në “Air Albania”, ju favorizon? Ndeshja në shtëpi është shumë ndryshe. Kemi fushën tonë, tifozët që janë të shumtë dhe do na përkrahin.

Mediat italiane iu akuzuan se e kishit mendjen te kombëtarja, çfarë do të thonit? Unë isha i fokusuar te sfida e Serie A dhe normalisht kur mbaron ajo ndeshje do ta kthesh vëmendjen te dueli i radhës.

Serie A? Është kampionati i dytë në botë më i fortë dhe ka shumë ndeshje. Niveli është i lartë dhe unë kam dhënë gjithmonë maksimumin dhe të njëjtën gjë do të bëj edhe ndaj Çekisë.

Do të tentojmë 3 pikët apo edhe barazimi është OK? Ne do të hyjmë në fushë për të luajtur njërën prej finaleve. Ne e dimë se po morëm rezultat pozivit dhe do japim maksimumin.

Llogaritë? Jemi 3 ndeshje drejt fundit, kjo është një finale. Shpresojmë të bëjmë mirë në të gjitha ndeshjet dhe në fund bëhen llogaritë.

Presion brenda skuadrës? Ne jemi profesionista, ka presion në çdo ndeshje. Duhet ta menaxhojmë siç duhet dhe të punojmë me kokën ulur.

Çekia kundërshtari më i fortë në grup? Janë ekip i fortë fizikisht, normalisht se janë të fortë, prandaj janë të dytët në grup.

Biletat dhe interesimi. Çfarë do të thotë për ju? Kjo do të thotë që do të kemi përkrahje shumë të madhe dhe jam i bindur që nuk do t’i zhgënjejmë kurrë".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga