Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mbyllet merkatoja e dimrit në Superligë, njihuni me 50 afrimet që kanë bërë skuadrat

Shkruar nga NEWSPORT

Merkatoja e dimrit është mbyllur zyrtarisht mesnatën e sotme. Me hyrjne në muajin shkurt, merkatoja dimërore ul siparin, ndërsa edhe në Superligë, klubet e futbollit janë munduar të bëjnë rregullimet e duhura me lëvizjet e kryera gjatë kësaj periudhe.

Me përjashtim të Tiranës që u penalizua nga FIFA për të mos kryer merkato, ekipet e tjera të Superligës janë treguar përgjithësisht aktive. Në total 50 afrime nga 9 ekipet e Superligës.

[caption id="attachment_73499" align="alignleft" width="300"]cetkovic Marko Cetkovic[/caption]

Marvin Ogunjimi dhe Nazmi Gripshi konsiderohen si përforcimet më të bujshme të Skënderbeut, ndërsa Partizani me Marko Cetkoviç dhe Xhevahir Sukajn është bërë i frikshëm në repartin e avancuar.

Pak lëvizje për Kukësin, por tre afrime që kanë plotësuar organikën e trajnerit Gjoka, e cila ishte e kënaqshme që para hapjes së merkatos së dimrit.

Luftëtari ka qenë mjaft aktiv në këtë merkato dimri duke afruar 7 futbollistë.

"Goditja" e madhe e kësaj merkatoje dimri mund të konsiderohet kalimi i Elis Bakajt te Vllaznia. Sulmuesi kryeqytetas firmosi për Tiranën, por iu desh ta anulonte kontratën për shkak të lajmit të papritur se klubi bardheblu ishte pezulluar të mos kryente transferime futbollistësh për çështjen "Kavdanski".

Flamurtari u majftua me tri lëvizje hyrëse në këtë merkato dimri, ndërsa Teuta u përforcua me 9 futbollistë, mes tyre edhe Gerhard Progni.

[caption id="attachment_76508" align="alignleft" width="300"]hoxha Ardit Hoxhaj[/caption]

Po 9 afrime edhe për Laçin. Rikthimi i Vucajt në ekip i shton më shumë shpresë kurbinasve për të arritur mbijetesën, ndërsa Korabi bëri një "goditje" të madhe me blerjen e kartonit të Ardit Hoxhajt nga Skënderbeu.

Kukësi: Elton Kale, Simon Rrumbullaku, Kufre Ebong.

Partizani: Xhevahir Sukaj, Marko Cetkoviç, Kristi Marku, Mathe_ Boniface.

Skënderbeu: Kornel Predesku, Sebino Plaku, Bruno Lulaj, Çinedu Çarls, Nazmi Gripshi, Gjergji Muzaka, Marvin Ogunjimi.

Tirana: Asnjë.

Luftëtari: Eri Lamçja, Vangjel Zguro, Ahmed Reza, Seyed Ali, Pedro Bengui, Marios Topi, Usama Mutumane.

Flamurtari: Ivan Jakovljeviç, Ergis Mersini, Haxhi Neziraj.

[caption id="attachment_78112" align="alignleft" width="300"]bakajjjjjjj Elis Bakaj[/caption]

Vllaznia: Elis Bakaj, Arsen Hajdari, Alen Sherri, Landry Mulemo.

Teuta: Elham Kastrati, Enriko Papa, Fabio Hasa, Arsen Sykaj, Gerhard Progni, Bojan Markoviç, Abe Sundai, Odah Onoriode, Eko Barine.

Laçi: Blazho Rajoviç, Erjon Vucaj, Ansi Nika, Taulant Sefgjini, Bekim Dema, Fjoart Jonuzi, Alush Kanapari, Emanuele Mensah, Serxhio Zhunior.

Korabi: Veton Shabani, Besmir Arifaj, Ardit Hoxhaj, Paolo Ivani.

 

Poll

Lexo gjithashtu