
Përfaqësuesja e Shqipërisë, që merr pjesë në kampionatin Europian, ka mbyllur sot përgatitjet për sfidën kundër Rumanisë, që do të luhet të dielën. Bëhet me dije që kuqezinjtë do të udhëtojnë ditën e nesërme drejt Lionit në orën 11:00, aty ku do të luhet ndeshja Rumani-Shqipëri. Kombëtarja shqiptare do të mundohet të shënojë fitoren e parë në këtë europian, fitore që do të mund t'i jepte kualifikimin e dëshiruar. Skuadra shqiptare do të zhvillojë përsëri seancë stërvitore në Lion para ndeshjes me Rumaninë.
Poll