
Kukësi ka nisur vrullshëm merkaton e janarit pasi ka bërë goditjen e parë duke marr Rrocën nga Luftëtari, dhe deri më tani ka larguar nga skuadra 3 lojtar. Shpehar, Zguro dhe Ture janë lojtarët e parë që janë larguar zyrtarisht nga skuadra kuksiane. Një tjetër lojtar që ka kërkuar largimin është dhe mbrojtësi Qaqi i cili u afrua nga Laçi në merkaton e verës.
Lojtari është aktivizuar në shumë pak ndeshje këtë sezon dhe për këtë arsye ka kërkuar që të largohet nga skuadra. Duket se drejtuesit e klubit e kanë bindur mbrojtësin të qendrojë në skuadër pasi e shohin si pjesë të rëndësishme të ekipit. Në këtë mënyrë Kukësi i mbyll derën një largimi të mundshëm të mbrojtësit nga skuadra dhe Qaqi do të vazhdojë të jetë pjesë e verilindorëve edhe për pjesën e mbetur të sezonit.