Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Mbrojtësi i Manchester City bën “autokritikë”: Ishte e papranueshme, shkoi i gjithë mundi dëm

Shkruar nga NEWSPORT
Mbrojtësi i Manchester City bën “autokritikë”: Ishte

Manchester City barazoi dje në transfertë përballë Nottingham Forest. Sfida u mbyll 1-1, me “citizens” që shpërdoruan avantazhin e pjesës së parë. Ky barazim e zbret ekipin e Guardiolës në vendin e dytë, me Arsenalinin që ngjitet sërish në vendin e parë. Për shpërdorimin e këtij rezultati ka folur edhe mbrojtësi i Manchester City, Kyle Walker. Anglezi nuk e fsheh zhgënjimin me lënien e dy pikëve, duke e quajtur si të papranueshme rezultatin.

“Duket sikur gjithë puna e fortë të mërkurën u hodh e gjitha poshtë”, thotë Walker.

“Shpresoj që kjo pikë të na kthej në rrugën e duhur për në fund të sezonit. Bëhet gjithë ajo punë e madhe dhe ne bëmë një performancë solide në Emirates kundër një ekipi të fortë dhe të vijmë këtu e të barazojmë, ne e kemi hedhur poshtë. Nuk jemi jashtë luftës për titull akoma, do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund”, ka përfunduar Walker.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga