
Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj është një ndër emrat e përfolur më së shumti javët e fundit. Paraqitja pozitive ndaj Juventusit ndhe fitorja 1-0 ndaj "Zonjës së Vjetër" kanë që për shqiptarin të vijnë oferta të majme nga skudra të kamionateve të ndryshme.
Në një analizë të bërë së fundmi nga gazetari sportiv italian, Niçolò Ceçarini, bie në sy mënyra se si ai shkruan, duke u shprehur se është ndër më të mirët te Napoli së bashku me Koulibaly-n. Për shqiptarin thotë gazetari italian ka patur interes skuadra të ndryshme angleze, por jo vetëm. Klauzola e shqiptarit është 50 milionë euro speçifikon Ceçarini, duke lënë të nënkuptohet dhe një tjetër detaj.
Pavarësisht se ofertat nuk kanë munguar, ekziston mundësia që të dy lojtarët në fjalë të qëndrojnë te Napoli, gjithmonë nëse ia dalin të fitojnë skudeton. /NEWSPORT.AL/
[gallery columns="1" size="full" ids="230623"]