Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mbrëmja gala e FSHF “Më të mirët e vitit 2022”, Verçani: Do të jepen 10 çmime, kurorëzojmë vitin magjik

Shkruar nga NEWSPORT
Mbrëmja gala e FSHF “Më të mirët e vitit 2022”,

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë më datë 27 janar mbrëmjen gala, që i dedikohet protagonistëve kryesorë të futbollit të cilët kanë spikatur me paraqitjet e tyre në fushën e lojës gjatë vitit 2022. Në këtë mbrëmje do të ndahen çmime të rëndësishme për futbollin e djemve dhe atë të vajzave, si dhe do të vlerësohet kushdo që ka dhuruar emocione të mëdha në vitin që lamë pas.

Eventi do të mbahet në ambientet e Teatrit, Operas dhe Baletit ku tema kryesore do të jetë futbolli kësaj rradhe. Drejtori i zyrës së komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, Andi Verçani, në një intervistë për Supersport, zbulon më shumë detaje nga mbrëmja.

“Mbrëmja gala ‘Më të mirët e vitit 2022’, organizohet nga FSHF në bashkëpunim me partnerin tonë Digitalb, të cilin dua ta falënderoj shumë për mbështetjen për këtë aktivitet. Në këtë mbrëmje do të kurorëzojmë vitin magjik, vitin më të mirë ku arritëm të organizojmë finalen e Conference league, patëm projektin ‘Uniforma ime’ dhe shumë turne të mëdha që iu besuan Federatës Shqiptare të Futbollit“.

Në këtë mbrëmje gala do të jepen 10 çmime të mëdha, Topi i Artë për meshkuj e femra, Këpuca e Artë për meshkuje femra, talenti i vitit në futbollin e meshkujve, talentja e vitit në futbollin e femrave, formacionin e vitit, gjyqtari i vitit, trajneri i vitit. Do kemi shumë momente të bukura për të ndarë bashkë”.

Në këtë mbrëmje gala do të ketë personalitete të mëdha nga brenda dhe jashtë vendit, do të jetë Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama, ministrja e arsimit, do kemi personalitet të futbollit ndërkombëtar, por do i zbulojmë atë ditë në sallë dhe figura të njohura të futbollit shqiptar ndër vite e ndër dekada”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga