Siç raportohet nga Franca, pas ndeshjes me Zvicrën ishte e vështirë që të komunikoje me ndonjë lojtar të Shqipërisë, kjo për faktin se bënë lojën, por nuk morën asnjë pikë. I vetmi që mund t'iu ngrinte lartë moralin ka qenë presidenti i FSHF-së Armando Duka. Pikërisht për arsye morali, presidenti i institucionit të futbollit shqiptar ka kërkuar mbledhje me lojtarët dhe të gjithë stafin, ku ai ka shprehur fjalë besimi, të cilat pak a shumë kanë kthyer buzëqeshjen futbollistëve dhe stafin, pasi janë ende dy ndeshje për t'u luajtur.
[caption id="attachment_1907" align="alignleft" width="300"] Momenti që Gashi mund të kishte shënuar në ndeshjen e djeshme[/caption]
"Largoni presionin", kanë qenë fjalët e para të presidentit të FSHF-së në bashkëbisedimin e tij me futbollistët. "Jeni këtu dhe nuk keni asgjë tjetër për të humbur. Jepni maksimumin tuaj dhe shijojini këto ndeshje. Shijojini si të jetë ndeshja e fundit në këtë Europian. Çlirohuni nga emocionet e shumta dhe tregoni veten tuaj", janë këto fjalët kryesore që u ka adresuar Armando Duka futbollistëve mbrëmjen e djeshme.