Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mbledhja e Ligës Profesioniste dhe Presidentëve të klubeve, Kokëdhima zbulon axhendën

Shkruar nga NEWSPORT
Mbledhja e Ligës Profesioniste dhe Presidentëve të klubeve,

Presidenti Koço Kokëdhima komenton zhvillimet e fundit në futboll. Numri një i Apolonisë është i ftuar në Sport News te News 24, ku sqaron gjithçka.  Kokëdhima shprehet se në çështjen e bojkotit, të gjitha klubet janë një.

''Kjo histori ka shumë vjet. Prej katër vjetësh me insistim i janë paraqitur qeverisë. Janë mobilizuar ekspertë, e ja parashtru argumenta të pranuara. Nuk ka asnjë mosmarrëveshje mes presidentëve të Ligës.

Vendimi është marrë me 5 gusht, unanimisht.  Ka pasur vetëm pak diferenca, si psh të bisedojmë me Fidel Yllin apo Kryeminsitrin.

Futbolli do të rikthehet kur të plotësohen 4 kërkesat e saj. Ato më kryesoret duhet të ishin realizuar kohë më parë. Janë premtuar nga Kryministri disa herë, por janë harruar dhe nuk ka ndodhur.

Kjo histori ka 4 vjet që është duke u zhvilluar mes botës shqiptare të futbollit dhe qeverisë.

Janë mobilizuar ekspertë dhe specialistë dhe janë parashtruar të gjitha argumentat. Kur vjen puna nuk ndodh asgjë.Nuk është një zgjedhje bojkoti. Është një gjë shumë e padëshiruar. Futbolli është ai që paguan faturat më të mëdha edhe nga bojkoti. Qeveria nuk ka dëgjim dhe nuk arsyeton, ndaj u mor dhe ky vendim.

Ligji i Sponsorizimeve nuk mundëson që klubet të marrin para nga shteti. Ai mundëson financime për projekte elitare në vend. Shqipëria është vend që e ka braktisur sportin. 700 mijë euro buxhet ka qeveria për sportin.

Nuk janë Liga dhe qeveria palët në këtë konflikt, është rinia e Shqipërisë që ka nevojë për financim. Shikoni fushat e futbollit. Vendet e vogla dhe të mëdha kanë 1 fushë për 2 mijë banorë, Shqipëria ka 1 fushë futbolli për 100 mijë banorë.

Nuk jemi për luftë këtu. Kush do që ka përzier politikën me futbollin, nuk ia ka dalë. Nuk varem nga asnjë qëndrim i dikujt tjetër, ku i përdorin me qëllim apo pa qëllim. Nesër në orën 11.00 kemi mbledhjen e radhës, ku tema do jetë: Masat për përshkallëzimin e protestës. Mund të ketë edhe ndonjë pjesë tjetër, por jo të ndalojmë bojkotin'' - Pohon Kokëdhima.

Tags:

KRYESORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga