Avioni që solli kombëtaren shqiptare ka zbritur në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas. Për t’i pritur ka dalë Kryeministri Edi Rama, bashkë me Ministren e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, të cilët kanë takuar një e nga një të gjithë kuqezinjtë. Kuqezinjtë janë pritur në aeroport me roje ushtarake dhe bandë frymore, një nderim që zakonisht u rezervohet personaliteteve më të larta shtetërore që vizitojnë vendin tonë. Më pas do të udhëtojnë drejt Tiranës, ku do të kenë takim me kryebashkiakun Erion Veliaj, më pas një pritje e veçantë do t’u bëhet në kryeministri. Në orën 19:00 kuqezinjtë do të jenë në “Fan Zone”për të festuar bashkë me tifozët shqiptarë.