
Të premten në "Selman Stërmasi" do të luhet derbi i fundit për këtë sezon. Përtej përgatitjeve të Tiranës dhe Partizanit për këtë sfidë, kanë nisur tashmë edhe përgatitjet e planit të masave të sigurisë nga ana e policisë.
Pritet që numri i uniformave blu që do të angazhohen për mbarëvajtjen e kësaj përballjeje të jetë diku te 500 policë.
Drejtoria e Policisë do të publikojë në ditët në vijim edhe rrugët që do të bllokohen të premten dhe planin e detajuar të masave të sigurisë për sfidën Tirana-Partizani.
Kontrolle nga ana e policisë do të ketë jo vetëm brenda në stadium, por edhe jashtë rrethimit të tij.
Poll