
Gaz Demi ka folur para derbit mes Partizanit dhe Tiranës. Presidenti i kampionëve, në një prononcim për Top-Channel ka treguar prapaskenat e arritjes së marrëveshjes për të luajtur në stadiumin e ri. Kreu i klubit të kuq foli edhe për gjendjen e skuadrës, ndërsa në fund bën një thirrje për tifozëritë.
MARRËVESHJA - "FSHF-ja tregoi ofertën e saj, ne tonën. Nuk jam marrë me këtë punë. Është marrë drejtori Olsi Rama. Është gjë e mirë qe do të luajmë ne stadiumin e ri". DERBI - "E pres si ndeshjen me Ballshin. Shpresoj të jetë një sfidë e bukur. Sigurisht jam i kënaqur, me disa oshilacione. Mendoj se stafi teknik do të bëjë zgjedhjet e duhura. Uroj të vazhdojmë paraqitjet pozitive"
KOMPLEKSI - "Po merrem drejtëpërdrejtë vetë me këtë punë. Në fund të janarit shpresoj të ketë përfunduar. Në mos ndeshjet, jam i bindur që stërvitjet do i bëjmë atje".
TIFOZËT - "I bëj thirrje të dy tifozërive të jenë të kujdesshëm. Në stadium do të ketë familjarë. Jo veç derbi, po edhe stadiumi i ri ngjall kuriozitet"