
Tirana luan nesër(e martë) në orën 20:00 përballë Zrinjski Mostar, ndeshja e parë e vlefshme për turin e dytë të Conference League. Bardheblutë do tentojnë fitoren e parë në Kupat e Europës këtë sezon, teksa përballë kanë kampionët e Bosnjë dhe Hercegovinës, që u eleminuan nga Sheriff Tiraspol në Champions League.
Portieri Visar Bekaj ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp. Më poshtë mund të lexoni dhe fjalën e tij të dhënë për mediat para ndeshjes me boshnjakët.
“Edhe unë marr përgjegjësitë e mia dhe mendoj se kam atë kualitet që mund t’i ndaloja ato gola, jam aty për të ndihmuar ekipin.
Psikologjikisht kemi qenë pak keq, gjatë ditëve normalizohet situata, s’kemi kohë te merremi me ndeshjen që ka kaluar, tashmë duhet të fokusohemi te ndeshja që kemi para.
Duhet të kemi kujdes, duhet të luajmë si dimë të luajmë, të kemi besim. Si në kampionat, na ka mbajtur harmonia dhe kjo duhet të jetë dhe në këtë ndeshje
Duhet të futemi gjithmonë ta vlerësojmë kundërshtarin në limite, ta respektojmë ça ka bërë në të kaluarën. Futemi në këtë ndeshje duke e menduar si kundërshtar i fortë, por mendojmë për fitore.
I kemi analizuar mirë. Trajneri na uli, na tha që është mungesë e eksperiencës. Ne duhet të mësojmë prej të kaluarës dhe të punojmë përpara”, u shpreh Bekaj.