Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Maratonomak” në kohërat e Coronavirusit, ILIR DAJËN e bën të buzëqeshë

Shkruar nga NEWSPORT

Bruno Dita nuk ndalet. Çdo ditë, mesfushori kryeqytetas vijon të stërvitet me biçikletën e tij duke përshkruar qindra kilometra. Sa në një cep në tjetrin, lojtari i Skënderbeut është shfaqur çdo ditë në një stil ndryshe nga lojtarët e tjerë që kanë zgjedhur të stërviten në shtëpitë e tyre.

27-vjeçari nuk dëshiron të humbë formën dhe së paku anën fizike deri tani ka arritur ta ruajë. Mesatarisht, Dita ka arritur të përshkruajë rreth 50-60 kilometra në ditë, distancë e konsiderueshme kjo për kapitenin e korçarëve.

Kësisoj, trajneri Ilir Daja ka arsye të buzëqeshë pasi njëri nga futbollistët më të rëndësishëm do të jetë në formë sapo të ndizet drita jeshile për t’u rikthyer kampionati. Nëse “Maratonomaku” i Greqisë rendi për të treguar lajmin e triumfit në luftë, Superiorja ka një të tillë, po në stilin modern me biçikletë.

Bruno Dita (d)
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga