Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Marash KUMBULLA: Nuk kam fjalë, emocione të mëdha! Ky është vetëm fillimi im te ROMA

Shkruar nga NEWSPORT

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe i Romës, Marash Kumbulla, fitoi trofeun e UEFA Conference League në “Air Albania” dhe pas këtij suksesi historik, futbollisti kuqezi foli për Supersport, ku u shpreh shumë i emocionuar për këtë arritje. Mes të tjerash, mbrojtësi shqiptar tha: “Ndihem shumë i emocionuar, të fitoj një finale me Romën këtu në Tiranë, me tifozë shqiptarë e të Romës të gjithë së bashku. Nuk kam fjalë për këto emocione.

E ardhmja? Besoj se ky është vetëm fillimi, kemi krijuar një mentalitet fituesi dhe shpresoj që vitin e ardhshëm, të fitojmë një trofe tjetër.

Më kanë ngacmuar dhe shokët e skuadrës që isha në stadiumin tim. Por, kisha edhe frikë, pasi nuk doja të humbisja finalen këtu. Nuk kam fjalë për këtë fitore, thjesht shpresoj që të arrij edhe trofe të tjerë”, tha Kumbulla.

Në përfundim të intervistës, një tifoz i kërkoi fanellën Kumbullës, por mbrojtësi kuqezi u shpreh: “Më duhet, më duhet”. Fanella e finales, duket se do të qëndrojë në shtëpinë e Kumbullës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga