Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

ZYRTARE/ “TRONDITET” klubi kryeqytetas, vendi i fundit detyron trajnerin të japë DORËHEQJEN

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ “TRONDITET” klubi kryeqytetas, vendi i fundit detyron
Tifogrupi "Shvercerat" dhe tifogrupi "Tirona Fanatics"

Shkupi në krizë totale. Pas largimit të kapitenit Suhel Muharemi disa ditë më parë, sot ka njoftuar dorëheqjen edhe trajneri i ekipit. Minas Osmani s’do të jetë më pjesë e bardhebluve të kryeqytetit.

Kujtojmë se ekipi shkupjan mban vendin e fundit në tabelën e renditjes, me vetëm 1 pikë pas 16 ndeshjesh. Ndërkohë që Osmani ka njoftuar largimin në rrjetet sociale.

NJOFTIMI:  

Pas 5 viteve angazhim në ekipin e parë të FC Shkupit, njoftoj opinionin sportdashës dhe mediat se kam vendosur të përfundoj bashkëpunimin tim me klubin, duke dhënë dorëheqje.
Ky vendim vjen pas një periudhe të gjatë sakrifice, përkushtimi dhe pune profesionale, në kushte të vështira, përfshirë edhe faktin se për një vit nuk janë realizuar obligimet financiare ndaj meje.
Pavarësisht sfidave, kam dhënë maksimumin tim për klubin, lojtarët dhe tifozët, duke e përfaqësuar FC Shkupin me korrektësi dhe ndershmëri profesionale.
I falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët, lojtarët dhe tifozët Shvercerat për mbështetjen gjatë këtyre viteve dhe i uroj klubit suksese në vazhdim.
Me respekt, Minas Osmani.

ZYRTARE/ “TRONDITET” klubi kryeqytetas, vendi i fundit detyron
 

 

Poll

Lexo gjithashtu