
Nderim Nexhipi
Nderim Nexhipi është prezantuar nga skuadra e Shkupit. 40-vjeçari merr postin e rëndësishëm te skuadra kryeqytetase.
Nexhipi do të jetë Drejtor Sportiv në skuadrës së Shkupit. Kjo nuk është aventura e parë e 40-vjeçarit si drejtor sportiv, pasi në të kaluarën këtë post e ka mbajtur te skuadra e Kukësit, Ballkanit dhe Manisas në Turqi.
Kujtojmë se Shkupi nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, kun ë 13 ndeshje kanë arritur të sigurojnë 16 pikë, ndërsa ndodhen në vendin e 6-të në tabelën e klasifikimit.
"Njeriu i duhur, në vendin dhe momentin e duhur”, kështu e ka prezantuar Nderim Nexhipin skuadra e Shkupit.
View this post on Instagram
Poll