Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

ZYRTARE/ Klubi shqiptar me trajner të ri, "liqenorët" caktojnë në krye të pankinës ish-in e Tomorit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Klubi shqiptar me trajner të ri, "liqenorët"
Klodian Arbri

Klodian Arbri është trajneri më i ri i Voska Sport. Tekniku shqiptar merr përsipër fatet e klubit shqiptar.

Trajneri është emëruar në krye të “liqenorëve” ditën e djeshme. Voska ka zgjedhur ish-teknikun e Tomorit që të drejtojë skuadrën në ligën maqedonase.

Klubi nga Ilirida kishte ngelur pa një drejtues në pankinë që prej largimit të Safet Isler.

Ekipi nga Ohri kishte nisur përgatitjet për gjysmësezonin e dytë nën urdhërat e turkut. Por pas fazës përgatitore në vendin e Isler, në Antalya, turku ka zgjedhur të largohet. Skuadra që luan në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, 2.MFL.

Arbri ka qenë në drejtim të stolit të skuadrës nga Berati, Tomorit që gjendet aktualisht në Kategorinë e Dytë.

45 vjeçari që nis aventurën e re në vendin fqinj ka qenë po ashtu trajner i Vorës, skaudrës që po tenton ngjitjen në Superiore. Pritet vetëm publikimi nga skuadra e Voskës tashmë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga