Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

ZYRTARE/ Goditje "dopio" në merkato, Shkupi firmos me mbrojtësin e Erzenit dhe ish-in e Lille

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Goditje "dopio" në merkato, Shkupi firmos me
Xhelil Asani dhe El Hadji Gueye

Shkupi ka goditur në merkato, duke zyrtarizuar dy afrimë në të njëjtën kohë. Kryeqytetasit e Maqedonisë së Veriut, kanë blinduar repartin difensiv, duke firmosur me një mbrojtës të majtë dhe një qendërmbrojtës.

I pari është Xhelil Asani, i cili vendosi të mbyllte aventurën e tij me Erzenin pas rënies në Kategorinë e Parë. Asani rikthehet në Maqedoni, aty ku më parë ka mbajtur veshur fanellën e Shkëndijës së Tetovës, ndërsa tani kërkon të lërë gjurmë më Shkupin.

Transferimi tjetër është ai i El Hadji Gueye. Ky i fundit është një qendërmbrojtës që më herët ka mbajtur fanellën e moshave të Lille në Francë, por edhe Lille B. Gjithashtu, Gueye ka luajtur për Mouscron në Belgjikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga