
Bledi Shkëmbi
Bledi Shkëmbi është trajneri më i ri i Strugës. Pasi mbylli aventurën e tij me Tiranën në Superiore, tekniku korçar është preznatuar ditën e sotme te klubi shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Shkëmbi ka firmosur me Strugën një kontratë 2-vjeçare, por ka opsionin e rinvoimit edhe për një tjetër vit. Ndërkohë që kjo është aventura e parë e 45-vjeçarit në Maqedoninë e Veriut.
Kujtojmë se më parë, korçari ka drejtuar ekipe si Teuta, Ballkani, Dinamo dhe Tirana në Superiore. Por edhe në Kosovë ka qenë trajner i Lirisë së Prizrenit dhe Ballkanit.
Poll