Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

VIDEO/ Gafë qesharake në Turqi, ish-lojtari i Shkupit shënon... në portën e gabuar

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Gafë qesharake në Turqi, ish-lojtari i Shkupit shënon...
Lamine Diack

Ditën e djeshme një gafë qesharake ka ndodhur në Superligën e Turqisë. Ish-lojtari i Shkupit, Lamine Diack ka qenë aktori kryesor pasi ka realizuar një autogol me kokë.

Futbollisti që dikur ka mbrojtur ngjyrat e klubit shqiptar, shënoi në portën e tij pas një korneri në favor të Rizespor. Takimi ishte i vlefshëm për javën e 19-të në Turqi mes Hatayspor dhe Rizespor. Kujtojmë që 24 vjeçari luan për ekipin e qytetit ku ra tërmeti famëkeq para disa vjetësh me pasoja tronditëse për Anadollin.

Mesfushori afrikan ishte ai që dërgoi topin me kokë drejt portës pas një goditjeje në zonë të kundërshtarit. Kështu, padashje senegalezi zhyti ekipin turk në disavantazh me sfidën që përfundoi në shifrat 1-2.

Mesfushori ka luajtur në Europë për herë të parë me kryeqytetasit e Maqedonisë së Veriut. I ardhur në atë kohë nga Dakari, vendi i origjinës Lamine bëri shumë mirë dhe madje arritit deri në majat e futbollit truk me Fenerbahcen pas largimit nga Ilirida.

Autogoli i Diack

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga