Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Thirrjet anti-shqiptare në Kumanovë dhe ndeshja e Shkëndijës në Champions, Lazim Destani: Mos bini pre e provokimeve, tregojmë kulturën tonë

Shkruar nga NEWSPORT
Thirrjet anti-shqiptare në Kumanovë dhe ndeshja e Shkëndijës
Lazim Destani

Shkëndija e Tetovës është e vetmja skuadër shqiptare që vazhdon rrugëtimin e saj në Champions League. Mbrëmjen e sotme do të presin Qarabag për të bërë mes tyre llogaritë e fazës së 3-të të këtij turneu.

Një duel që do të startojë në orën 20:00 dhe që do të marrë vëmendjen e të gjithë tifozëve shqiptarë. E kur na ndajnë vetëm pak orë nga kjo përballje, në rrjetet sociale ka bërë një postim presidenti i klubit, Lazim Destani.

Kreu i kuqezinjëve u bën thirrje tifozëve që të jenë sa më të shumtë në numër në mbështetje të skuadrës, ndërsa nënvizon dhe kërkon të jenë të mirëkuptueshëm dhe të mos bien pre e provokimeve.

Kjo marrë shkas e nga thirrjet anti-shqiptare që ndodhën gjatë një ndeshje basketbolli, ku Maqedonia e Veriut luajti kundër Rumanisë. Për këtë i pari i klubit, dëshiron që tifozët e Shkëndijës të jenë lojtari i 12-të i skuadrës dhe të gjithë së bashku të shkojnë drejt fitores në Champions.

“Me emocion më të madh për arritjet e deritanishme, ëndrra jonë vazhdon.

Me përkushtim dhe fokus të madh, klubi ynë po ecën përpara drejt synimeve të reja dhe drejt arritjeve që i meritojmë. Qëllimi ynë është suksesi dhe rruga në Champions League.

Sot do të jemi të gjithë në tribunat e stadiumit, duke kënduar këngët tona të fitores dhe duke i dhënë zemër lojtarëve dhe stafit tonë, sepse ata e meritojnë këtë.

Si tifoz i Shkëndijës, ju bëj thirrje që sot të tregojmë kulturën tonë sportive dhe të mos biem pre e provokimeve.

Të mos lejojmë gjuhë urejtjeje te asnjë forme, sepse këto nuk na përkasin dhe nuk e përfaqësojnë kulturën tonë.

Ne publiku dhe tifozët e Shkendijës, si lojtari i 12-të, jemi shembull duke treguar nivelin tonë të lartë dhe duke e përfaqësuar me dinjitet dashurinë tonë për klubin.

Le të shkojmë drejt fitores.

Shkëndija mbi të gjitha!”, ka shkruar kreu i klubit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga