Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

"Pjesë e parë katastrofale, mëkat që na shkojë huq kjo ndeshje", Jeton Beqiri: I shqetësuar që sulmi i Shkëndijes është "shterpë"

Shkruar nga NEWSPORT
"Pjesë e parë katastrofale, mëkat që na shkojë huq
Jeton Beqiri

Shkëndija e Tetovës kishte shansin të kapte kreun ndaj Rabotnickit, por e çoi dëm këtë mundësi pas barazimit pa gola ndaj Tikves. Skuadra shqiptare ka marrë tashmë 2 brazime të tilla, pa shënuar e pa pësuar. 2 pikë të fituara, por 4 të lëna pas, çka e shqetëson trajneri e skuadrës tetovare. Barazimi me Sileksin mund të quhet i pranuar pasi ajo skuadër mundi dhe Strugën sot me 3 gola diferencë, por me Tikves është e pafalshme të dalësh me -2 pikë.

Jeton Beqiri foli për intervistën e pas ndeshjes. Ai vuri re shqetësimet e sakta dhe pranoi pjesën e parë shumë të dobët nga ekipi i tij. Trajneri do të analizojë 2 ndeshjet e fundit për të nxjerrë mësime për të ardhmen, e cila rezervon “luftë’ për titull në Maqedoni.

Zhvilluam një pjesë të parë shumë të dobët dhe një pjesë të dytë kur ishim në nivel shumë të mirë, por në momente të veçanta nuk u shfrytëzuan rastet të cilat i krijuam. Ndeshje e fortë kundër një ekipi cilësor, pavarësisht pozitës momentale në tabelë. Keqardhje kam për pjesën e parë shumë të dobët. Më shqetëson fakti se nuk shënojmë, poashtu na shkon huq nga një pjesë e ndeshjes si në Kratovë me Sileksin, ashtu edhe sot në Shtip, dmth luajmë shumë dobët në pjesën e parë. Plani i stafit ishte që Vane Kërstevski dhe Fitoni Ademi të inkuadrohen në pjesën e dytë për shkak se ishin me ekipin përfaqësues gjatë gjithë kësaj kohe dhe me ekipin tonë kishin vetëm një seancë stërvitore. E kishim me rëndësi të fitojmë freski me ta në pjesën e dytë, ndërsa shkaku i mungesave të Trumçit dhe Kocevit (pezullime shkaku i kartonave të kuq) ishim të detyruar që Reshat Ramadanin t'a luajmë si mbrojtës i krahut të djathtë, detyrë e bëri shumë mirë. Shpresoj që dëmtimi i Vane Kërstevskit të jetë i natyrës së lehtë, shpresoj dhe i lutem Zotit mos të jetë diçka më serioze edhe pse në bazë të gjendjes momentale duket se nuk është dëmtim i lehtë.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga