Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Freddy Alvarez në zi pas vdekjes të së bijës, dhimbjes i bashkohet edhe klubi shqiptar ku ka luajtur futbollisti (POSTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Freddy Alvarez në zi pas vdekjes të së bijës, dhimbjes i
Freddy Alvarez

Freddy Alvarez po kalon momentet më të dhimbshme në jetën e tij. Orët e para të mëngjesit të ditës së sotme ka ndërruar jetë vajza e futbollistit bardheblu.

E mitura dyshohet të jetë rrezuar nga krevati dykatësh, ku pavarësisht ndihmës mjekësorë nuk ka mundur dot të jetojë, duke mbyllur sytë përgjithmonë. Kjo dhimbje ka prekur edhe ish-klubin e Alvarez, Shkupin.

Ekipi ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur ngushëllim për këtë humbje të madhe për familjen e Alvarez.  

“Me dhimbje të thellë morrëm lajmin se vajza e ish lojtarit tonë dhe pjesë e ekipit kampion vitin 2022, Freddy Alvarez, ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Ky lajm i rëndë ka tronditur të gjithë familjen e klubit tonë, pasi Freddy ishte pjesë e një kapitulli historik për FC Shkupin dhe gjithmonë do të mbetet pjesë e klubit tonë.

Në këto momente të vështira, FC Shkupi qëndron pranë Freddy Alvarez dhe familjes së tij, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta”, shkruan klubi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Football Club Shkupi (@fcshkupi1927)

Poll

Lexo gjithashtu