Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E TRISHTË/ Tirana në ZI, ndërron jetë tragjikisht vajza e futbollistit bardheblu

Shkruar nga NEWSPORT
E TRISHTË/ Tirana në ZI, ndërron jetë tragjikisht vajza e
Freddy Alvarez

Ekipi i futbollit "KF Tirana" njofton se vajza e lojtarit Freddy Alvarez ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

I gjithë klubi bardheblu është i tronditur dhe në zi, duke qëndruar pranë Freddyt dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë.

“Me dhimbje të thellë ndajmë lajmin se vajza e lojtarit tonë, Freddy Alvarez, ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

I gjithë klubi ynë është i tronditur dhe në zi, duke qëndruar pranë Freddyt dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë.

Ngushëllimet tona më të sinqerta janë me familjen Alvarez.

U prehtë në paqe”, ka shkruar klubi.

Deri tani, nuk ka më tepër informacion se çfarë ka ndodhur në familjen e lojtarit Freddy Alvarez dhe cili është shkaku i vdekjes tragjike të vajzës së tij në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë ku familja jeton.

Mesfushori ofensiv nga Costa Rica është bërë zyrtarisht pjesë e KF Tiranës në merkaton e Janarit 2026! Pas firmosjes së kontratës dhe analizave mjekësore, ai ju bashkua menjëherë me ekipin nën udhëheqjen e trajnerit Nuhiu, duke luajtur në 3 ndeshje mes Kupës dhe kampionatit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

Poll

Lexo gjithashtu