Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

“Më ka tronditur pa masë”, Armand Duka mesazh ngushëllimi për Alvarez: Jemi pranë jush në këtë humbje të pazëvendësueshme!

Shkruar nga NEWSPORT
“Më ka tronditur pa masë”, Armand Duka mesazh
Armand Duka - Freddy Alvarez

Armand Duka ka reaguar në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të vajzës së Freddy Alvarez. E mitura ka ndërruar jetë tragjikisht orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit i shpeh ngushëllime familjarëve të futbollistit për këtë dhimbje të madhe. Siç është raportuar, bëhet me dije nga policia se vajza e mitur është rrëzuar nga krevati dykatësh dhe fatkeqësisht nuk ka mundur të shpëtojë.

“Lajmi tragjik i ndarjes nga jeta të vajzës së vogël të futbollistit të KF Tirana, Freddy Alvarez më ka tronditur pa masë.

Në këto momente të vështira, fjalët janë të pakta për të lehtësuar dhimbjen e një prindi dhe të një familjeje.

Në emrin tim dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Freddy Alvarez-it, familjes së tij dhe klubit të Tiranës.

Jemi pranë jush në këtë humbje të pazëvendësueshme.

U prehtë në paqe engjëlli i vogël”, ka shkruar Duka.

Poll

Lexo gjithashtu