Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vdekja e vajzës së Freddy Alvarez tronditi Tiranën, e mitura dyshohet se u rrëzua nga krevati (DETAJET)

Shkruar nga NEWSPORT
Vdekja e vajzës së Freddy Alvarez tronditi Tiranën, e mitura
Freddy Alvarez

Ndarja nga jeta e vajzës së futbollistit të Tiranës Frreddy Alvarez mëngjesin e ditës së sotme ka tronditur të gjithë Tiranën. E vogla e lojtarit bardheblu u nda tragjikisht, duke sjellë dhimbje të madhe në familjen e Alvarez.

Nga burime pranë policisë dyshohet se vajza e mitur është rrëzuar nga krevati dykatësh, 1.5 metra i lartë. Prindërit e kanë gjetur vajzën në gjendje kritike, ku më pas i është dhënë menjëherë edhe ndihma mjekësore e specializuar.

Fatkeqësisht e mitura nuk ka mundur të mbijetojë, duke mbyllur sytë përgjithmonë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar detajet e tjera për këtë ngjarje tragjike.

Poll

Lexo gjithashtu