Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Festë shqiptarësh në Maqedoninë e Veriut, Shkëndija e Tetovës shpallet kampione

Shkruar nga NEWSPORT
Festë shqiptarësh në Maqedoninë e Veriut, Shkëndija e
Shkëndija e Tetovës

Shkëndija e Tetovës është shpallur kampione në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Fitorja e sotme 2-1 në shtëpi përballë Rabotnickit, bëri që klubi shqiptar të shpallej kampion.

Tetovarët shpallen kështu kampionë dy javë para përfundimit të kampionatit. Vlen të theksohet se kjo është hera e pestë në histori që Shkëndija e Tetovës ia del të fitojë titullin kampion.

Postimi i klubit të Shkëndijes:

Historia shkruhet sërish në ngjyrat kuqezi!
KF Shkëndija shpallet kampione e Maqedonisë për herë të pestë në histori, një arritje madhështore që mban vulën e zemrës, përkushtimit dhe forcës sonë si klub dhe si komunitet.

Faleminderit lojtarëve, stafit, tifozëve në çdo cep të botës. Përkundër mungesës në tribuna, dashuria juaj ndihej në çdo sekondë. Kjo është për ju! Urime Shkëndijë! Urime Ballistë! Urime Tetovë!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shkëndija Football Club (@fcshkendija)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga