Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë Muamed Sejdini është sulmuar nga disa persona të maskuar. Sipas raportimeve të mediave maqedonase ngjarja ka ndodhur në një restorant të Shkupit.
Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Federatës i cili në një prononcim për mediat vendase ka deklaruar: “Duke lëshuar restaurantin pas një takimi pune, disa persona të panjohur kanë sulmuar presidentin dhe shoqëruesin e tij.”
Arsyet për këtë sulm ende nuk bëhen të ditura, por Policia e Shkupit po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje. Presidenti Sejdini ndodhet në komisariatin e Shkupit për procedura të mëtejshme, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën.
Poll