Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

BOMBË/ Shkupi bojkoton kampionatin: Nuk duam të jemi pjesë e futbollit që e drejton kjo federatë

Shkruar nga NEWSPORT
BOMBË/ Shkupi bojkoton kampionatin: Nuk duam të jemi pjesë e
Shkupi

Një lajm bombë vjen nga Maqedonia teksa Shkupi ka vendosur të bojkotojë kampionatin. Me një deklaratë për shtyp, presidenti i klubit Olgun Aydin komunikon vendimin radikal.

Arsyet janë problemet me Federatën dhe Aydin kërkon tërheqjen e saj në mënyrë që Shkupi të rikthehet në fushë. Një tjetër mundësi që ai ofron është shitja e klubit nëse dikush do të jetë i interesuar.

DEKLARATA

Unë në këtë vend jam rreth 6 vite. Qëllimi i ardhjes sime në këtë vend ishte arritja e rezultateve në futboll dhe kontributi në klubin Shkupi, si dhe futbollin e vendit në përgjithësi.

Për fat të keq, pika në të cilën kemi mbërritur, mohimi i vazhdueshëm i mundit tonë gjatë 2 viteve të fundit, nga faktor të brendshëm dhe të jashtëm, janë gjërat që na lodhën dhe i tejkaluan të gjithë kufijtë. Unë erdha në këtë vend si një sportist, erdha të bëj diçka për sportin. Nuk erdha këtu të grindem me njerëzit, të merrem me bisedat e një niveli të ulët dhe të ul nivelin tim. Siç thashë edhe më parë, unë erdha si një njeri i sportit

Por, për fat të keq, në këtë moment duhet të merremi me gjithçka përveç sportit.
Rrëmuja në futboll, ajo që ndodh me futbollin dhe me Federatën dhe ajo që Federata nuk ia mundëson futbollit, jo ajo që e mundëson, bile edhe atë që e merr nga futbolli, e gjitha ndodh me dijeni të opinionit.
Nuk ka tjetër që mund ngrejë zërin kundër tyre, përveç nesh. Secili ka matematikën e vetë, bën llogaritë e veta dhe askush nuk e ngre zërin kundër padrejtësisë.

Megjithëse nuk e dimë saktë, ka disa fakte që mund të supozohen.
Ngremë zërin kundër çdo padrejtësie dhe parregullsie që e shikojmë, kudo që gjendemi.
Kështu kemi jetuar deri më sot, kështu do të jetojmë edhe në të ardhmen.
Për fat të keq, me fjalë të gjithë e duan Klubin e futbollit Shkupi, të gjithë flasin për të, por askush nuk e ngre zërin kundër padrejtësive me të cilat ballafaqohemi këto 2 vite dhe njëkohësisht nuk kemi mbështetje.
Në këtë moment ne jemi të lodhur nga përpjekjet për kompromitimin dhe nënçmimin e punës sonë.
Nuk duam të përjetojmë përsëri një gjë të tillë, nuk duam të tolerojmë më dhe nuk do të bëjmë një gjë të tillë.
Nuk i besojmë sistemit të tanishëm të futbollit dhe Federatës momentale të futbollit.
Arsyet për një gjë të tillë i dinë të gjithë.

Nuk do të marrim pjesë në këtë lojë nëse do të mbetet në pozitë federata e tanishme e futbollit. Ne nuk do të sakrifikojmë mundin tonë për asnjë funksion.
Si alternativë e parë është vlera e klubit tonë. Nëse do të paraqitet një i interesuar, të cilit do t’i besojmë se do të çmojë klubin tonë dhe do të investojë për të, ne jemi të hapur për të transferuar klubin.
Nëse nuk do të ndodh një gjë e tillë, nëse nuk do të gjendet një njëri që do të vlerësojë drejtë, jemi të vendosur të pushojmë deri sa të ndërrohet federata e tanishme.
Nuk duam të jemi pjesë e futbollit që e drejton kjo federatë dhe nuk do jemi pjesë.

Nëse do të ndërrohet kjo federatë dhe do të jap dorëheqje, ne do të bëjmë përpjekje të japim kontributin tonë për futbollin e vendit, duke investuar më shumë në Klubin e futbollit Shkupi, krahasuar me mundin që e kemi dhënë deri më tani, me qëllim që të arrijmë sukses më të mëdha me klubin.

Jemi lodhur me grindjet e vazhdueshme dhe me ankesat kundër padrejtësive.
Ne jemi këtu për sportin dhe futbollin dhe jemi këtu për t’u shërbyer këtyre qëllimeve.

Me të gjithë respektin tim drejtuar opinionit.
Olgun Aydin

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga