Vangjel Zguro
Ish-kapiteni i Pogradecit Vangjel Zguro, pas “braktisi” ekipin liqenor pa u mbyllur sezoni, po shijon pushimet, ndërsa është mjaft aktiv në rrjetet sociale.
Mbrojtësi i majtë ende nuk e ka zgjedhur skuadrën për edicionin 2026-2027, aty ku përmes “story”-t në platofrmat sociale, tregon momente të ndryshme nga klubet që ka luajtur.
Së fundmi, 33-vjeçari pasqyron momentin kur u shpall fitues në kampionat me Strugën në Maqedoninë e Veriut, teksa mban në qafë medaljen e artë të kampionit, sezoni 2023-2024. Mbetet e paqartë nëse kemi të bëjmë me një rikthim te Struga apo thjesht nostalgji.
"Story" i Vangjel Zguros
Poll
