Verdiktet në kampionatin e Maqedonisë së Veriut janë drejt “ezaurimit”, pasi java e 31-të ka konkluduar rezultatet e 3 ndeshjeve të luajtura ditën e sotme.
Kështu, dy sfidat ndërmjet Arsimit dhe Bashkimit si dhe ajo mes Brera Strumica dhe Rabotnickit janë mbyllur në barazimet 1-1 dhe respektivisht 2-2, ndërsa në anën tjetër Tikves ka mposhtur me poker golash në transfertë Makedonijan, takim ky i përfunduar 1-4.
Me këto rezultate të konkluduara, Tikves shkon në kuotën e 44 pikëve në vendine 5-të të klasifikimit, teksa Bashkimi mban pozitën e 6-të në klasifikim me 41 pikë.
Arsimi i një vendi më poshtë shkon në kuotën e 40 të tillave, duke qëndruar të paktën përkohësisht larg “vorbullës” së rënies, ndërsa Brera Strumica ndjen rrezikun më të madh në këtë fazë “delikate”, para përfundimit të këtij sezoni.
Në anën tjetër, më pak shpresë për Makedonijan dhe Rabotnickin që mbajnë vendin e 10-të dhe të 11-të me 30 pikë respektivisht.
