Shkëndija-Bashkimi
Ditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshje të vlefshme për javën e 29-të të kampionatit maqedonas. Në këto dy sfida pati surpriza, teksa u shënua një total prej 7 golash.
Struga e Bledi Shkëmbit nuk fali në shtëpi, duke fituar 2-0 përballë Sileks, falë golave të Maudo dhe Maleskit. Në krahun tjetër, Shkëndija e Tetovës humbi me shifrat 2-3 në mënyrë surprizuese, përballë Bashkimit.
Kështu, Shkëndija mbetet në vendin e dytë me 67 pikë, 4 më pak se Vardari kryesues. Në krahun tjetër, Struga me 62 pikë të grumbulluara, shpreson ende tek zona evropiane.
Poll
