Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Akuzohet se përvetësoi 700 mijë eurot e UEFA-s, Policia i vë prangat ish-presidentit shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
Akuzohet se përvetësoi 700 mijë eurot e UEFA-s, Policia i vë
Ish-presidenti i FFM-së Muamed Sejdini dhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi

Ish-kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini është arrestuar nga autoritetet, pasi dyshohet se ka përvetësuar rreth 700 mijë euro fonde të dhëna nga UEFA.

Sipas hetimeve paraprake, kjo shumë ishte e destinuar për ndërtimin e një tribune në një stadium në Ohër, por dyshohet se nuk është përdorur për qëllimin e parashikuar.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se arrestimi u krye nga strukturat kundër krimit të organizuar, në bashkëpunim me Prokurorinë në Shkup, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për përvetësim fondesh dhe shpërdorim detyre.

Sejdini është një emër i njohur në futbollin e vendit, pasi drejtoi federatën nga viti 2018 deri në vitin 2024.

NJOFTIMI:

Zyrtarë policorë nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë dhe Departamenti i Policisë Kriminalistike, në koordinim me Prokuroria Themelore Publike Shkup, e kanë privuar nga liria M.S., për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale – përvetësim dhe keqpërdorim.

 

Poll

Lexo gjithashtu