Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Bledi Shkëmbi “mbret” në Maqedoninë e Veriut, Struga e tij “rrëmben” 3 pikët e radhës dhe blindon kreun

Shkruar nga NEWSPORT
Bledi Shkëmbi “mbret” në Maqedoninë e Veriut, Struga
Bledi Shkëmdi - Struga

Ditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të vlefshme për javën e 8-të të Ligës së Parë në futbollin e MAqedonisë së Veriut. Këtë vit në elitën e futbollit ka shumë rivalitet, mes shqiptarëve të Strugës dhe ekipit të Vardarit.

Pikërisht ditën e sotme, Struga e drejtuar nga Bledi Shkëmbi ka “rrëmbyer” fitoren e radhës, duke triumfuar në shtëpi përballë Pelister. Kjo sfidë përfundoi me shifrat 2-0 në favor të vendasve, të cilët duket se janë më në formë se kurrë.

Në krahun tjetër, rivalët e Vardar kanë “ngecur” në transfertën e Kumanovës përballë Bashkimit, duke barazuar pa gola.

Kështu, Struga udhëheq e vetme kampionatin e duke blinduar vendin e parë me 22 pikë, dy më shumë se Vardari i vendit të dytë. Ndërkohë që vendi i 3-të mbahet nga klubi tjetër shqiptar, Shkëndija e Tetovës, po me 20 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu