Orges Shehi ka folur pas fitores 3-2 kundër Vllaznisë. Trajneri i Tiranës bashkë me bardheblutë shtuan në koleksionin e trofeve, edhe këtë të Superkupës së Shqipërisë. Në fjalën e tij për Oversport, tekniku kampion deklaroi:
"Është kënaqësi që e nisim me trofe. Është një trofe që i shkon për shtat klubit dhe lojtarëve. Dua t'i falënderoj. Trofeu është trofe. Ne kemi ndryshuar pothuajse gjithë ekipin. Është një trofe i shtuar si për ne dhe për klubin. Na jep frymëzim për të ardhmen.
Kampionati? Ne që kemi një jetë në sport, sigurisht pas një periudhe pushimi, jo gjithmonë gjendja është optimale. Është trofe që na bën të ndihemi krenarë. Vijojmë të shkruajmë emrin në historinë e këtij klubi të madh. Lojtarët e rinj ndjenjë sadifaksionin e fituesit. Ishte ndeshje e mirë, e hapur. Nuk ishim në formën e duhur për shkak të pauzës.
Ismajlgeci mbrojtës i djathtë? Edhe për shkak të strategjisë, do të bëjmë herë pas here zëvendësime. Edhe në sulm i ndërruam pozicionet. Gecin menduam ta aktivizojmë aty për shkak të cilësive të tij. Deri diku e kemi zgjidhur mirë. Kjo ishte vetëm për këtë ndeshje, ndërsa për të tjerat do shohim në bazë të kundërshtarit.
Aleksi? Tani dihet vlerat që ka. Është lojtari më i mirë në Shqipëri për rikuperimin e topave. Ne ndryshuam mënyrat në të dy pjesët. Na rezultoi e suksesshme, jo vetëm një herë, por disa herë.
Botërori? Ke shkuar shumë larg. Por, ne duam të përmirësohemi. Nuk mund të krahasohemi me ekipe përfaqësuese. Kjo është pikënisje. Për shkak të Botërorit, skuadrat pushuan pak më shumë. Do të luajmë deri në datën 28. Duhet të festojmë sot dhe të kthehemi në punë sepse ndeshja tjetër është shumë afër. Duhet përqëndrim sepse kemi rivalë të fortë", tha ai.