Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Akuzuan për manipulime në kampionat, Liga italiane i përgjigjet zikaltërve: Inter refuzoi të zbresë në fushë

Shkruar nga NEWSPORT

Dje në mesditë, Liga italiane e futbollit vendosi shtyrjen e derbit të Italisë mes Juventus dhe Inter, programuar për sot në orën 20:45. Sëbashku me kryendeshjen, janë shtyrë edhe 4 takime të tjera që do të zhvilloheshin në veri të Italisë, e gjitha për shkak të Coronavirusit që ka paralizuar një pjesë të vendit apenin.

Presidenti i ligës italiane të futbollit, Paolo Dal Pino ka folur lidhur me këtë ngjarje si edhe reagimet e drejtuesve të Inter për ngjeshjen e kalendarit dhe manipulime. Dal Pino ka treguar se Interit i është propozuar që ndeshja të luhej më 2 mars me tifozë, gjë që është refuzuar nga zikaltërit.

"Administratori i deleguar, De Siervo i propozoi Interi të premten që ndeshja me Juventusin të zhvillohej të hënën në mbrëmje me tifozë. Interi refuzoi në mënyrë kategorike të zbresë në fushë, kështu që të marrin përsipër përgjegjësitë dhe të mos flasin për kampionat të manipuluar.Marotta përfaqëson interesat e klubit zikaltër, ndërsa unë mbroj interesat e gjithë Serie A. Mua më duhet të promovoj kampionatin italian dhe imazhin e tij në botë. Zhvillimi i ndeshjeve me dyer të mbyllura do të ishte një kartë negative biznesi për vendin tonë", tha Dal Pino.

Paolo Dal Pino
Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga