
Pep Guardiola do të humbasë pak kohë për të forcuar dhe riformuar skuadrën e tij të Manchester Cityt pas triumfit historik të trefishtë. Guardiola dhe hierarkia e Cityt filluan të punonin për strategjinë e tyre të transferimeve të verës përpara fitores së Champions League.
Bërthama e skuadrës do të mbetet e paprekur, por, kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë largime. Ilkay Gundogan pritet të jetë i larguari i parë, ndërsa edhe Bernardo Silva ka shprehur dëshirën e tij për një sfidë të re. Aymeric Laporte, Riyad Mahrez dhe Kevin de Bruyne mund të jenë emrat e tjerë që mund të largohen.
Megjithatë “The Citisens” nuk kanë qëndruar duarkryq teksa kanë gati planin për të afruar 3 futbollistë. Bëhet fjalë për Mateo Kovacic, që pritet të jetë lideri i ri mesfushës së qytetarëve. Josko Gvardiol dhe Julio Enciso mund të jenë edhe dy afrimet e tjera të Pep Guardiolës.