Sulmuesi i Interit dhe heroi i ndeshjes, Lautaro Martinez ka folur për mikrofonat e DAZN pas fitores në derbin ndaj Milanit që erdhi falë golit të tij.
Çfarë mbrëmje ishte?
"Këto ndeshje janë siç jetohen në Argjentinë. Jam shumë i lumtur, ne treguam duke luajtur futboll se Milano është zikaltër".
A është Lautaro më i uritur pas Kupës së Botës?
“E thashë pas Kupës së Botës, fitimi i Botërorit është dhurata më e mirë e karrierës sime. Mësova shumë dhe përpiqem ta përcjell në fushë”.
Me shiritin e kapitenit.
"Kam punuar shumë dhe gjithmonë përpiqem të jap më të mirën time. Fitorja e kësaj ndeshje është e veçantë dhe e bëmë përsëri sonte."
Poll