
Kërkyra-Flamurtari 4-0
Formacioni: Halili, Peqini, Markic, Marku, Hoxhaj, Dushku, Telushi, Shkodra, Radoviç, Alvesh, Bushiç
Flamurtari zhvilloi ditën e sotmë miqësoren e parë me skuadrën e Kërkyrës, një ndeshje që u zhvillua në Korfuz të Greqisë. Ndeshja përfundoi me rezultat 4-0 për vendasit, pas një paraqitjeje jo të mirë nga vlonjatët.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat të ngushtë 1-0, gol që u shënua në minutën e tetë. Ndërsa në pjesën e dytë trajneri Magani bëri një zëvendësim duke futur në fushën e lojës lojtarin e ri që po provohet, qendërmbrojtësi Ignjatoviç. Por në këtë pjesë vlonjatët pësuan edhe tre gola të tjerë në dhjetë minutat e fundit të takimit.
Goli i dytë u shënua në minutën e 80-të ndërsa dy të tjerët, përkatësisht në minutën e 87-të dhe 90-të.