
Futbollistët dhe stafi i Lushnjës kanë ndërmarë një nismë për t'iu ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit. Verdhjeshilët kanë nisur mbledhjen e shumave të ndryshmë monetare, të cilat do të shkojnë kryesisht për zonën e Durrësit. Në lidhje me situatën që po kalon vendi, trajneri Ilir Gjyla e ka lënë në plan të dytë futbollin, duke treguar dhe idenë e tij për klubet shqiptare.
"Vijojmë stërvitjen normalisht dhe pse situata nuk është e duhura. Jemi të shokuar së bashku me ekipin, ishte një ngjarje e rëndë". Më vonë trajneri Gjyla tregon dhe propozimin e tij për klubet shqiptare, "Dua që të ftoj klubet shqiptare, që të ardhurat nga biletat të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti, për t'iu ardhur sadopak në ndihmë. Me këtë rast shpreh edhe ngushëllimet e mia për famijet që humbën njerëzit e tyre."