Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lushnja merr goditjen e radhës, ndaj Luftëtarit të "arnuar"

Shkruar nga NEWSPORT
Lushnja merr goditjen e radhës, ndaj Luftëtarit të

Lushnja do të udhëtojë në transfertë në Gjirokastër për të luajtur takimin e javës së 27-të të kampionatit ndaj Luftëtarit. Përveç pjesës së ecurisë së lagunarëve në kampionat, që ka qenë tepër negative, për Lushnjen ka ardhur goditja e radhës.

Lushnja ndaj Luftëtarit do të ketë katër mungesa të rëndësishme. Bëhet fjalë për Bufasin i cili u dëmtua në takimin e fundit, ndërkohë që Xhafa, Marku dhe Korreshi vazhdojnë të jenë ende të dëmtuar.

Këto mungesa janë të tepërta për skuadrën e Lushnjes e cila nuk priste të ishin të shumta në numër në një moment që gjendja e skuadrës është mjaft delikate nëse bazohemi në renditjen e lagunarëve në tabelën e klasifikimit.

Poll

Lexo gjithashtu