Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Lushnja ia la ndeshjen dhe Vllaznia fitoi kampionatin”, ish-sulmuesi i PARTIZANIT i “përvishet” Hito Hitajt: Trego titujt e vendosur nga Federata, pse nuk ke denoncuar?

Shkruar nga NEWSPORT

Skerdi Bejzade vijon ta ndjekë rregullisht kampionatin dhe zhvillimet në vendin tonë. Kjo shihet përmes reagimeve të shumta që ish-sulmuesi i njohur bën sa herë në rrjetet sociale.

Ditën e djeshme, “Arusha” ka komentuar një lajm ku Hito Hitaj rrëfente se si Vllaznia fitoi kampionatin 41 vite më parë, pasi e toleroi Lushnja. Ish-sulmuesi i Elbasanit i “përvishet” Hitajt duke i treguar punën e tij në Federatë për disa vite dhe heshtjen gjatë kohës që ishte zyrtar i FSHF-së.

“Ky zotnia ka punuar në Federatë. Mos të merret me Vllazninë dhe të tregojë sa kampionate i ka dhënë Federata bashkë me ato arbitra të ekipeve të tjera. Rri tani dhe përmend se Lushnja ia la Vllaznisë. Pse nuk e denoncove atëherë pra?”, shkruan Bejzade.

Komenti i Bejzades
Poll

Lexo gjithashtu