Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Calhanoglu drejt Galatasaray? Babai i mesfushorit: Ai ka një kontratë 2-vjeçare...

Shkruar nga NEWSPORT
Calhanoglu drejt Galatasaray? Babai i mesfushorit: Ai ka një kontratë
Hakan Calhanoglu

Një nga emrat më të lakuar në kampin e Interit që është përfolur të largohet në merkaton e verës, ishte Hakan Calhanoglu. Prej kohësh mesfushori turk është një nga objektivat e Galatasarayt, por babai i tij ka shuar heshtjen për këtë çështje.

“Kur do të kthehet Hakan në Superligën turke? Vetëm zoti e ti. Hakan është i lumtur me klubin e tij tani dhe do të vazhdojë të qëndrojë tek Interi. Calhanoglu tashmë ka një kontratë 2-vjeçare me ziklatrit dhe do ta respektojë. Një largim i tij nga Interi është jashtë diskutimeve tashmë”, shprehet Hüseyin Calhanoglu.

Pas dy ndeshjeve kualifikuese për Botëror të zhvilluara me Turqinë, mesfushori 31-vjeçar pritet të rifillojë stërvitjen nesër me Interin. Calhanoglu është gati të marrë “çelësat” e mesfushës në sfidën mes Juventusit dhe Interit të shtunën në mbrëmje.

Poll

Lexo gjithashtu