
Ernest Muçi është në radarin e shumë klube europiane, megjithatë ai vijon të japë kontributin e tij te skuadra e Tiranës. Presidenti Refik Halili është shprehur për mediet se në drejtim të lojtarit ka shumë oferta, por ende s'është vendosur për të. Është vetëm 19 vjeç dhe në fushën e blertë ka treguar klasin e një sulmuesi me të ardhme të ndritur.
3 ditë nga fundi i merkatos së dimrit, te kampionët kanë mbërritur disa oferta të reja që po shqyrtohen me kujdes nga drejtuesit. Gjasat janë që ai të qëndrojë deri në fund për të dhënë kontributin e tij te 25 herë kampionët e vendit duke rritur në këtë mënyrë edhe vlerën e kartonit të tij. Pritet me interes të shihet se çfarë do të ndodhë te kryeqytetasit të cilët po kalojnë një situatë të vështirë pas rezultateve negative në kampionat.