Inter po mendon t’i thotë “mirupafshim” Romelu Lukakut në fund të sezonit. Belgut i skadon kontrata e huazimit dhe zikaltrit nuk duket se do ta ronovojnë edhe një vit tjetër. Sulmuesi me shumë mundësi do të kthehet te Chelsea.
Siç raporton calciomercato.com Inter po mendon që tani për zëvndësuesin e tij. Favorit për t’u transferuar në Milano është Marcos Thuram. Sulmuesi francez aktivizohet te Borussia Monchengladbah në bundesligën gjermane. Thuram i skadon kontrata në fund të sezonit dhe deri tani nuk ka rinovuar me klubin gjerman.
Interi është interesua shumë për të kohët e fundit dhe marrëveshja mund të mbyllet shumë shpejt. Afrimi me parametra zero e bën edhe më të pëlqyeshme për drejtuesit zikaltër transferimin e tij në Milano.