
Me largimin e Kylian Mbappe, te Paris Saint-Germain janë hedhur në sulm për të gjetur sa më shpejt zëvendësuesin “ideal”. Emrat që mund të zbarkojnë në Paris janë të shumtë, ku një ndër to është edhe sulmuesi i Milanit, Rafael Leao.
Pikërisht për portugezin është pyetur edhe tekniku i parizienëve, Luis Enrique. Nga ky i fundit nuk mungoi as batuta duke e quajtur fillimisht Leaon këngëtar, teksa më pas refuzoi të fliste.
“Kush është Rafael Leao, ai këngëtari? E di shumë mirë kush është, por ishte një shaka. Nuk dua të komentoj për futbollistë që nuk janë pjesë e PSG. Merkatoja do edhe disa muaj që të hapet dhe ne kemi objektiva përpara. Momentalisht mendoj vetëm për skuadrën që kam në dispozicion. Jemi një ekip mjafti mirë dhe kemi shumë cilësi në sulm, edhe pa Kylian Mbappe”, është shprehur trajneri i PSG-së, Luis Enrique.